4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet

Është liruar nga ndalimi policor 34-vjeçari me inicialet R.H., i cili u arrestua ditë më parë për shkak të drejtimit në mënyrë të rrezikshme të një veture të llojit “BMW”, ngjyrë e gjelbër.

Pamjet ku ai shihet duke bërë një tejkalim tejet të rrezikshëm, duke vënë në rrezik veten dhe shumë pjesëmarrës të tjerë në trafik, janë bërë virale në rrjetet sociale.

Për të njëjtin ka pasur edhe ankesa nga qytetarët e Prishtinës se i ka shqetësuar me lëvizje e me muzikë të lartë, duke lëshuar këngën “Papi Chulo”.

Për të njëjtin Prokuroria Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar si e pabazuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, ka thënë Gashi.

Ndreyshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj 34-vjeçarit figurojnë 225 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

“Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë, në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba”, thuhet në njoftimin për media.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img