Është liruar punëtori i stafit teknik në shkollën “Hysni Zajmi” në fshatin Vrellë të Istogut, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për shqetësim seksual.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se prokurori i rastit nuk kishte gjetur elemente të veprës penale, andaj i dyshuari është liruar.
“Prokurori i rastit nuk ka gjetur elemente të veprës penale prandaj nuk ka inicuar rast, andaj i dyshuari është liruar.” – ka thënë Gashi.
Policia e Kosovës e kishte arrestuar gjatë ditës të dyshuarin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse të shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi”.