2.9 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet punëtori teknik nga Vrella e Istogut që dyshohej për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje

Është liruar punëtori i stafit teknik në shkollën “Hysni Zajmi” në fshatin Vrellë të Istogut, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për shqetësim seksual.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka njoftuar se prokurori i rastit nuk kishte gjetur elemente të veprës penale, andaj i dyshuari është liruar.

Prokurori i rastit nuk ka gjetur elemente të veprës penale prandaj nuk ka inicuar rast, andaj i dyshuari është liruar.” – ka thënë Gashi.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar gjatë ditës të dyshuarin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse të shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img