0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet pronari i auto sallonit “Alberti”

Pronari i auto sallonit “Alberti”, Skender Bajrami, që u shoqërua para disa ditësh në Polici, gjatë aksionit policor që u zhvillua kundër fajdes është liruar. Kërkesa e Prokurorisë që t’i caktohet masa e paraburgimit është refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Bajramit, Besnik Berisha, i cili tha se ky vendim është marrë sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pronarët e auto salloneve dhe kompanive të tjera, që u arrestuan bashkë me bashkëpunëtorët e tyre kanë dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake. Në këtë seancë është marrë vendim mbi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Përveç Bajramit që është liruar, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve të tjerë: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit, Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img