Site icon PrishtinaPress

Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj-Prishtinë që u bllokua për shkak të reshurave

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim magjistralja Ferizaj-Prishtinë, e cila në disa vende kishe vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët, drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes në komunikacion në këtë magjistrale dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.

“Ju njoftojmë se rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë, e cila në disa vende kishte vështirësi për qarkullimin e automjeteve si pasojë e të reshurave të shumta të shiut dhe grumbullimit të ujit, rreth orës 04:00 të mëngjesit është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

Lusim qytetarët/shoferët e automjeteve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor në këtë relacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në raport me kushtet e rrugës.

Ndërsa, për ç’do rast lusim qytetarët të njoftoni policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version