I plagosuri i sotëm në qendër të Prishtinës, është liruar nga QKUK për në shtëpi.
Gjatë ditës Syla ka treguar për Insajderin se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja momentale është jashtë rrezikut për jetë. I kemi përfunduar të gjitha procedurat mjekësore dhe besoj që brenda ditës do të jetë i gatshëm edhe që të lirohet nga spitali”, ka thënë Syla.
Emri i personit të plagosur është Pajtim Gashi.