2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet nga paraburgimi vëllai i Astrit Ademajt

Është liruar nga paraburgimi Avni Ademaj, i cili u arrestua në natën tragjike të 8 shtatorit në Pejë.

Në atë mbrëmje mbetën të vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline. Avniu, i cili është vëllau i Astritit, tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.

Avni Ademaj dyshohet për vrasjen e Blerand Kadrijajt si dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Por se këto akuza, i ka mohuar avokati i tij mbrojtës, Gëzim Kollqaku. Ai ka thënë se ato dyshime nuk janë të bazuara dhe se Avni Ademaj nuk ka qenë në vendngjarje në kohën kur ka nisur konflikti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img