Bahtjar Bajraktari, është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai ka thënë se brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesa për paraqitje në stacion policor nga i pandehuri Bajraktari.
Fillimishtm Bajraktari ishte ndaluar për 48 orë nga Prokurori i Shtetit.
Dj Crax, akuzohej se bashkë me reperin Noizy i kishin rrahur brutalisht dy persona në muajin gusht, Tik-Tokerin Medi Isenin dhe mikun e tij Bekim Hadërgjonajn.
Rasti kishte ndodhur në një nga diskotekat e Pejës.
Bajraktari është në liri pas dy muajsh e gjysmë.
Ai kishte qëndruar në paraburgim në Shqipëri, teksa para disa ditësh ishte ekstraduar nga Prokuroria e Pejës