1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet nga Klinika Infektive 77-vjeçari nga Stublla e Vitisë, rasti i parë me coronavirus në Kosovë

Është liruar nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacienti 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë, i cili ishte rasti i parë i prekur nga koronavirusi në Kosovë.

“Pacienti rezulton NEGATIV fal kujdesit dhe profesionalizimit te madh nga Klinika Infektive ! Mbrēm pacienti në mosh të shtyër nga Stublla e Vitisë i ardhur nga Italia,shërohet plotësishtë! Stafi i klinikës Infektive Infermierë e Mjekë dhe të tjerët po e tregojn një përkushtim të lart ligjor,profesional e moral! SUKSESE! #vazhdonitëqëndroninështëpi”, kanë bërë të ditur mjekët e Infektivit.

Lirimi i tij është paralajmëruar sot gjatë ditës në një konferencë për media të mbajtur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive Lendita Ajazaj, dhe infektologu Salih Ahmeti.

Rasti 0 e ka tejkaluar virusin para disa ditësh, mirëpo ishte mbajtur edhe për disa ditë në Klinikën Infektive për ta përcjellur gjendjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img