9.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet nafta nëpër botë, në Kosovë matrapazët e shfrytëzojnë shtetin e dobët

Nga 1.10 centë deri në 1.30 centë lëvizin çmimet e derivateve të naftës aktualisht në Kosovë, ani pse çmimet në bursën ndërkombëtare kanë shënuar rënie. Qytetarët shprehen të shqetësuar për çmimin e lartë të derivateve.

Ata thanë për “Radio Kosovën” se çmimet e larta po ua vështirësojnë jetën kur dihet se pagat në Kosovë janë të ulëta.

“Çmimi i derivateve është shume i lartë dhe vështirë për t’u përballuar, duke i pasur parasysh pagat dhe standardin me të cilat jetohet në Kosovë”, ka thënë një qytetar për RK.

E kryetari i Shoqatës se Naftëtarëve të Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i derivateve ka shënuar një rënie të lehtë, duke specifikuar se çmimi i naftës në Kosovë është më i liri në rajon.

“Për sa i përket çmimit të derivateve të naftës, mund të themi se Kosova është më e lira në rajon. Ka pasur rënie në tregjet botërore ku edhe te ne ka reflektuar. Një litër dizel është 1.16 ndërsa një litër benzinë është 1 euro e 21 centë”, ka thënë Berjani.

“Radio Kosova” ka parë çmimet në disa pika shitëse të naftës në regjionin e Gjilanit dhe ka hasur në çmime të ndryshme. Brenda një hapësire prej 2 kilometrash, në një pikë çmimi i naftës ka qenë 1 euro, ndërsa në pikën tjetër 1 euro e 28 centë.

Për këtë Berjani ka thënë se përcaktimi i çmimit të naftës i takon tregut të lirë, por ai ka theksuar se është shqetësuese që disa pika shitëse të naftës e kanë çmimin shitës nën çmimin blerës.

“Si është e mundur të blihet një euro e katër centë e me shit një euro e tre centë. Çfarë leverdie, çfarë biznesi o ky?”, ka pyetur kreu i shoqatës së naftëtarëve.

Berjani ka theksuar se Kosova nuk ka rafineri të naftës që mund të garantojë një çmim fiks.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img