Site icon PrishtinaPress

Lirohet nafta, ky është tavani i çmimeve të derivateve në 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 64 centë, i benzinës 1 euro e 35 centë, derisa i gazit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 3 centë, e benzina është shtrenjtuar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë./PrishtinaPress/

Exit mobile version