4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet Hisni Gecaj, pjesëtari i FSK-së, i përfshirë në vrasjen e 4 gushtit në ”Bon Vivant”

Një ngjarje tragjike ka ndodhur javë më parë në Prishtinë. Një person mbeti i vrarë dhe 17 ishin të lënduar pas gjuajtjes me armë në qendër të Prishtinës.

Njëri nga të arrestuarit i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast, është liruar.

PrishtinaPress nga burimet e saj ka siguruar Aktvendimin për lirimin e të pandehurve me të cilin ju është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime te rënda PP/I. PP/I.nr.175/23 të datës 29.08.2023.

Pjesëtari i FSK-së, Hisni Gecaj është liruar nga paraburgimi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç) tre të dyshuarve Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, nën dyshimin për përfshirje në rastin e 4 gushtit në qendër të Prishtinës ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari K.R.

Pajaziti dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, Gecaj dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”, “Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, i pandehuri Zakuti dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje”.

Ndërsa, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht kishte njoftuar se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në këtë rasti, kanë të kaluar kriminale.

E, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e pati bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në qendër të Prishtinës.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftonte se 17 persona ishin lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Rasti dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img