Site icon PrishtinaPress

Lirohet grupi i dytë palestinez, familjarët i presin me lot dhe gëzim

Një grup i dytë i përbërë nga 39 palestinezë është liruar nga burgjet izraelite.

Në mesin e tyre janë gjashtë gra dhe 33 burra, ndërsa familjarët ardhjen e tyre në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor, e pritën me lot dhe gëzim.

Lirimi i tyre u realizua në kuadër të një marrëveshjeje midis qeverisë izraelite dhe grupit Hamas.

Qindra njerëz përshëndetën autobusin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që transportonte palestinezët teksa mbërriti në al-Bireh në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Kur autobusi mbërriti, turmat brohorisnin “Zoti është më i madhi”, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa shumë persona nga turma mbanin flamuj të Hamasit, dhe brohoritnin parulla pro-Hamasit.

Shumë palestinezë i shohin të burgosurit e mbajtur nga Izraeli, përfshirë ata të implikuar në sulme, si heronj që i rezistojnë okupimit dhe kanë festuar lirimin e tyre.

Exit mobile version