1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Lirohet Frashër Krasniqi, flet për media!

Mbrëmë nga Policia e Kosovës ishte arrestuar aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri. Krasniqi tha se është mbajtur tre orë nga policia.

“Po jam arrestu dhe jam liru diku në orët e vona të natës, faktikisht krejt arrestimi ka qenë i paligjshëm prandaj edhe më kanë liruar në dy të natës”, tha ai.

Kujtojmë se mbrëmë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj njoftoi se ishte arrestuar Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Molliqaj kishte shkruar se pushteti po i përndjek aktivistët e PSD-së sikurse dje me Donjeta Demolline Gëzon Kastratin.

Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit’, tha ai për insajderin.

Këto arrestime kanë ndodhur pasi Partia Socialdemokrate ia kishte ndërprerë fjalimin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me pankarta me shkrime “pe don Zajednicën” si dhe “po e don pushtetin”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img