Para pak çastesh është liruar aktivisti ynë, Milot Krasniqi, i cili sot u arrestua pa të drejtë dhe në mënyrë arbitrare, gjatë protesës së tij ndaj Ambasadorit Martin Berishaj. Kështu ka bërë të ditur kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi.
Miloti tashmë është liruar, por ai që në të vërtetë do të duhej të arrestohej sot është vetë Ambasadori Berishaj, për aferën e dyshimtë korruptive dhe për dëmin e madh që i ka shkaktuar imazhit të Kosovës.
Ai dhe Kryeministri Kurti, bashkëpunëtori dhe mbrojtësi i tij, nuk mund të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke marrë pjesë nëpër aktivitete publike.
Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë.
I vetmi vend ku Martin Berishaj do të duhej të fliste është para organeve të drejtësisë, e jo nëpër konferenca. Për të vërtetën dhe llogaridhënien e plotë të kësaj afere nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të saj!