2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lirohen serbët e arrestuar mbrëmë në Merdar

Është liruar nga Policia koordinatori serb që tentoi të fuste ilegalisht në Kosovë materiale për referendumin e së dielës.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Përveç koordinatorit Marko Jankoviq, Petkoviq ka thënë se janë liruar edhe tre vozitësit e kamionëve që po tentonin që përmes Merdares të fusnin në Kosovë këto materiale të referendumit të cilin Qeveria e Kosovës ka vendosur mos ta lejojë.

“Ne liruam njerëzit tanë, por Policia e Kosovës dhe Prishtina konfiskuan materialin për votim në referendum, që është në kundërshtim me marrëveshjet. Materiali ka pasur t’i dorëzohet OSBE-së, ashtu si në vitet e kaluara. Në vend të saj, u paraqit policia me 10 vetura”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se menjëherë pas rastit e ka informuar edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Tutje, Petkoviq e ka akuzuar edhe shefin e OSBE-së në Kosovë, Mike Davenport se mbrëmë nuk ia ka hapur telefonin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img