Nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë pësuan tragjikisht një nënë me birin e saj, si dhe u lënduan dy persona të tjerë.
Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj ka konfirmuar se dy të lënduarit janë liruar për në shtëpi.
“Mbrëmë kemi pranuar dy pacientë në kujdesin intenziv, të njëjtit sot janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ibraj.