Site icon PrishtinaPress

Lirohen nga QKUK-ja të gjithë të lënduarit nga aksidenti në Vragoli, 7 nga ta ishin nxënës

Në Qendrën Klinike Universitare, 13 pacientë kanë marrë trajtime pas aksidentit që ndodhi në Vragoli, ku mbeten 30 të lënduar.

Në lidhje me këtë, mjeku kujdestar, Naser Syla, tha për Klankosova.tv se gjendja e tyre është stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.

“Diku para një ore janë sjellur 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.

Kujtojmë se në fshatin Vragoli, rreth orës 15:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni, autobusi, ku mbeten të lënduar 30 persona.

Autobusi i përfshirë në këtë aksident ishte duke bartur nxënës nga Presheva pas një ekskursioni në Shqipëri.

Exit mobile version