1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lirohen nga akuza gjashtë të akuzuarit për falsifikim të rezultateve të votave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Venera Bogujevcit, Fiona Zylfiut, Fisnik Sllamnikut, Abdurrahman Tërmkollit, Zejnepe Krasniqit dhe Arton Beqirit, lidhur me akuzën për falsifikim të rezultateve të votave.

Shpalljen e këtij aktgjykimi, e ka bërë të mërkurën gjyqtari Gëzim Ademi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Ademi tha se nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer këtë vepër penale, andaj gjykata ka marrë aktgjykim lirues.

Të gjitha shpenzimet procedurale mbulohen nga mjetet e kësaj gjykate, ndërsa kërkesë pasurore-juridike nuk kishte.

Sipas aktakuzës së ngritur në mars 2023, gjashtë të akuzuarit ngarkoheshin për falsifikim të 90 votave në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019. Ata ngarkohen se në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë kanë shtuar 38 dhe kanë hequr 52 vota.

E akuzuara Venera Bogujevci kishte qenë kryesuese, ndërsa Zylfiu, Sllamniku, Tërmkolli, Krasniqi dhe Beqiri, kishin qenë anëtarë të Këshillit të vendvotimit. Kështu, ata ngarkoheshin se ia kanë shtuar PDK-së 20 vota, LDK-së ia kanë shtuar 3 vota, LVV-së ia kanë shtuar 8 vota, AAK 2 vota, IRDK-së një votë, PLE-së ia kanë shtuar një votë dhe NISMA-s ia kenë shtuar tri vota. Ndërsa kandidatëve të tjerë nga këto parti u kanë hequr: PDK-së 13 vota, LVV-së 1 votë, LDK-së 27 vota, IRDK-së 1 vote, AAK-së 7 vota, NISMA-s 2 vota dhe PLE-së i kanë shtuar 1 votë, e të gjitha këto ndryshime i kanë bartur në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

Të akuzuarit, ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë “falsifikuar rezultatet e votimeve”, ku dënimi parashihet prej tre deri në pesë vite burgim.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img