Site icon PrishtinaPress

Lirohen nga aktakuza për mashtrim me viza të akuzuarit në rastin ‘Ukë Rugova II’

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve për mashtrim me viza, i njohur si rasti ‘Ukë Rugova II’, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se disa nga të akuzuarit janë shpallur fajtorë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Kujtojmë se në mars të këtij viti në procesin gjyqësor të njohur si “visat italiane” ish-deputeti dhe i biri i presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, ish-punonjësi i Ambasadës italiane në Kosovë, Florjan Petani dhe Izet Beqiri e Qefser Baholli janë liruar nga akuza për krim të organizuar ndërlidhur me shitjen e vizave italiane.

Rugova dhe të akuzuarit Izet Beqiri e Qefser Baholli janë dënuar me gjoba lidhur me armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq ish-ministri i Kulturës, Haraqija, bashkë me Petanin janë liruar nga të gjitha akuzat.

Exit mobile version