Katër persona të arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit janë liruar gjatë ditës së djeshme.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, i cili tha se të arrestuarit janë liruar në mungëse të provave.
“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës“, tha Lutfiu.