Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 71 centë, i benzinës 56 centë dhe i gasit 78 centë.
Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent e benzina për 2. Çmimi i gasit ka mbetur i pandryshuar.
Këto çmime hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orë.