0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi nga paraburgimi i administratorit të “Albkings”, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me sqarim shtesë për lirimin nga paraburgimit të Edin Nevzadit, ish-administrator në “Albkings”, duke thënë se veprimi për largimin nga masa e caktuar për personin në fjalë është konform dispozitave ligjore të procedurës penale.

Në sqarimin e prokurorisë thuhet se rasti i njohur si “Albkings” është trajtuar dhe “vazhdon të trajtohet me prioritetin dhe seriozitetin më të madh” nga ana e prokurorisë dhe prokurores së rastit në fjalë, raporton Klankosova.tv.

Theksohet po ashtu se masa e paraburgimit kur vendoset ndaj një personi nuk është dënim, por është fazë, e cila sipas prokurorisë, ndërpritet apo largohet kur pushojnë shkaqet për të cilat është caktuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë shton se i pandehuri për rastin në fjalë e ka pranuar fajësinë e tij.

“Në rastin konkret, pas analizimit të provave të grumbulluara gjatë fazës së hetimit, Prokurori i Shtetit ka ardhur në përfundim se kanë pushuar të gjitha kushtet e veçanta që parashihen në nenin 184 të KPPRK-së për vazhdimin e mëtejmë të masës së paraburgimit, ndërsa i pandehuri për veprimet inkriminuese ka pranuar fajësinë duke arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorin e Shtetit. Paraburgimi nuk është dënim për të pandehurin dhe i njëjti duhet të ndërpritet në çdo fazë kur pushojnë shkaqet për të cilat është caktuar”.

“Masa e paraburgimit dhe marrëveshja për pranimin e fajësisë janë dy institute ligjore për të cilat kodi i procedurës penale e ka autorizuar Prokurorin e Shtetit që t’i zbatojë atëherë kur përmbushen kushtet ligjore, e për të cilat Prokurori i Shtetit kujdeset çdo herë duke pasur parasysh rrethanat e rastit dhe provat e grumbulluara gjatë fazës së hetimit”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit më 17 tetor, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e grupit në Telegram “AlbKings”, nga i cili po denigroheshin gratë dhe vajzat shqiptare.

Sipas Gjykatës, të dyshuarit Nevzadi masa e paraburgimit nuk i është zëvendësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria.

Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

Për rastin e tij kishte raportuar edhe Kiks Kosova, emisioni investigativ në Klan Kosova. Madje, në këtë grup ishin shpërndarë edhe të dhënat personale të autores së emisionit Kiks Kosova, Ardiana Thaçi-Mehmeti. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img