1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi në arrest shtëpiak i Pantiq, çfarë shkroi Manxhuka që e ftoi Prokuroria për intervistë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se është ftuar për intervistë nga Prokuroria Speciale për atë që kishte shkruar lidhur me lirimin e Dejan Pantiq nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Por çfarë kishte shkruar Manxhuka rreth tetë muaj më parë.

Vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për Dejan Pantiq, nga paraburgimi në arrest shtëpiak, Manxhuka e kishte cilësuar si “akttradhëti”.

Po të njejtën ditë, më 28 dhjetor 2022, Manxhuka kishte pyetur se për kë punon Gjykata Themelore e Prishtinës, duke e cituar edhe Kurtin.

“Për kë punon kjo Gjykatë?! “Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e ka marrë këtë vendim”, Kryeministri Kurti”, kishte shkruar Manxhuka.

Lajmin për ndryshimin e masës së sigurisë atë kohë për Express e kishte konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo kishte treguar se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Arrestimi i Pantiqit u bë shkas që serbët në Veri të vendosin barrikada nëpër rrugë./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img