13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi i tre policëve, Presidentja Osmani falënderon Amerikën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar ShBA-të për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia.

Ajo falenderimin e bëri në konferencën për media me Guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds.

“Më lejoni të shpreh falenderimet për gjithë punën që ka bërë ShBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar. Uroj që policët të përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikuperohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës”, ka deklaruar presidentja.

Vendimi i Gjykatës në Kralevë për lirimin e tre policëve

Sipas saj, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve ishin të rrënjësura në vlera të përbashkëta.

“Fuqizimin ndërkombëtar të Republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img