-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi i të akuzuarit, familja e Donjeta Pajazitajt thotë se do ta çojë rastin në Kushtetuese

Të enjten Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar Naser Pajazitajn, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Por, pas lirimit të Naser Pajazitajt, vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj ka thënë se vendimi për lirimin e të akuzuarit është papranueshëm për familjen e viktimës.

“Lajmin e kemi kuptuar përmes mediave, as nuk kemi pas njoftim nga Gjykata, as nga Porkuoria. Ka qenë shumë lajm i papranueshëm, shumë e rëndë për ne si familje… Nuk e di qysh kanë mund të vijnë në këtë përfundi. Qysh kanë mund me i hedh poshtë ato fakte. Veç dy fakte po t’i vlerësonte si duhet gjykata nuk do të mund të vinte te ky vendim. Po të vlerësoheshin pamjet e kamerave mirë dhe dëshmia e vajzës së tij, kur ka dal kundër tij, atëherë këto dy fakte besoj që do kishin qenë të mjaftueshmë që mos të merrej ky vendim”, u shpreh Shkelqim Pajazitaj, duke thnënë se Naser Pajazitaj kishet deklaruar se në ditën e vrasjes së Donjetës ai ka qenë më bjeshkë më vajzën e tij, por se vajza e tij e ka mohuar se ka qenë në bjeshkë me të.

Më tej, Shkelqim Pajazitaj ka thënë se do të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse thotë se nuk kanë shumë shpresa.

“Besoj që do ta çojmë rastin edhe në Gjykatën Kushtetuese edhe pse nuk kemi shumë shpresa”, u shpreh vëllai i Donjeta Pajazitaj.

Rasti i vrasjes së Donjeta Pajazitaj kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën e Pejës, ku herën e parë ishte shpallur i pafajshëm, kurse herën e dytë ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar dhe kthyer në rigjykim. Edhe Gjykata e Ferizajt e kishte dënuar me burgim të përjetshëm por rasti ishte kthyer në rigjykim.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën e Ferizajt, Ibrahim Idrizi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave, dëgjimit të palëve, të pandehurin Naser Pajazitaj, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm.

I pandehuri Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, duke qenë edhe me parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së Naser Pajazitaj, kaloi i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij, i cili u ndal e mori viktimën me veturë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img