6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Lirimi i serbëve të portretizuar si ‘terroristë’”, Matoshi: Marrëveshja e Ohrit po zbatohet fshehtas

Analisti politik Halil Matoshi pretendon se Qeveria e Kosovës në mënyrë të fshehtë po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit.

Ai ka bërë me dije se tërheqja e 25% e policisë nga ndërtesat komunale në veri dhe lirimi nga arresti i serbëve të portretizuar si “terroristë” janë indikator se kjo marrëveshje ka filluar të zbatohet.

“Nëse nuk e keni ditë: Ka nisë fshehtë zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit!? Tërheqja e 25% e policisë speciale nga ndërtesat komunale është hap i parë nga pala kosovare drejt de-përshkalëzimit. Ky hap, së bashku me zgjedhjet e parakohshme në veri (shtator, 202) si dhe lirimin nga arresti për t’u mbrojtur në liri e pesë serbëve, që ministri Sveçla i portretizonte “terroristë” dhe “kriminelë” âsht indikator se palët kanë nisë me e zbatu Marrëveshjen e Brukselit, përkatësisht Ohrit, prapa shpine dhe syve të publikut”, ka shkruar Matoshi.

Sipas kjo po bëhet në koordinim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

“Kurti e Vuçiq e bâjnë këtë maskaradë në koordinim me boss-in e nëntokës në veri të vendit Milan Radojčić, për t’i mbajtun fshehtë nga votuesit e tyne veprimet shtensionuese dhe për me besu turmat në retorikat e forta etno-nacionaliste të tyne. Kinse Vučić po sulmon sovranitetin e Kosovës, e kinse Kurti po e mbronë atë me sukses! Asgjâ nga kjo. Vetëm lojna “luftash” për me u doktë azgana në sytë e friksuem të turmave”, ka shkruar Matoshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img