Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji e cila ka njoftuar për disa ndryshime në tarifat e energjisë elektrike.
Kajtazi ka thënë se fillimisht e shtrenjtojnë energjinë elektrike mbi 100 për qind, kurse më pas e lirojnë 8 për qind.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se kjo nuk është ulje e energjisë, por propagandë.
“E shtrenjtojne energjine mbi 100 per qind, pastaj e lirojne 8 per qind, per bllok tarifat. Kjo nuk eshte ulje e çmimit, por eshte propagande, asi propagande me kos”, ka shkruar Kajtazi.