Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, e ka përshëndetur lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
Ai këtë veprim e ka parë si përpjekje për de-përshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës.
“Ne e mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në de-përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës aktuale”, tha Hill për portalin në gjuhën serbe Kosova Online
I pyetur nga portali në fjalë se çfarë pret më pas për krizën në veri të Kosovës, ambasadori amerikan bëri thirrje për miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të dialogut.
Policët kosovarë u kidnapuan nga Serbia më 14 prill, duke ngallur reagim edhe të bashkësisë ndërkombëtare.