Site icon PrishtinaPress

Lirimi i policëve, Abdixhiku: Prandaj koordinimi i veprimeve me aleatët është domosdoshmëri

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që u angazhuan në lirimin e tyre.

“…Prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”.

Tre policët e Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor, derisa ishin duke kontrolluar vijën kufitare me Serbinë në veri të Leposaviqit.

Exit mobile version