Krerët e Hungarisë po konsiderojnë se janë meritor për vendimin e Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, shkruan Express.
Pas kryeministrit hungarez Viktor Orban, se Hungaria ka merita e ka thënë sot edhe presidentja e këtij shteti, Katalin Novak.
Ajo ka thënë se Hungaria ndihmon aty ku mundet, duket përshëndetur kështu vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic për të liruar tre policët e Kosovës, lirim që sipas saj ka ardhur pas propozimit të Hungarisë të bërë në konferencë për media në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik.
“Një lëvizje e mirë drejt konsolidimit”, ka shkruar Novak.