Familja ka njoftuar se nëser varroset e ndjera Liridona Murseli, që mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alishiqi” në Prishtinë. Dyshohet se ajo u vra me armë zjarri nga hajnat.
Sipas njoftimit nga të afërmit e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.
Ndryshe viktima është nënë e dy fëmijëve.
