Liria po vazhdon me rezultate të dobëta.
Klubi prizrenas është eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 2-2, ndërsa fitues nuk kishte as pas vazhdimeve.
Në penallti, Rilindja 1974 fitoi me rezultat 5-4./IndeksOnline/