Liria është bërë me trajner të ri.
Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka angazhuar trajnerin Nedim Yigit, i cili më herët ishte ndihmës i trajnerit të njohur turk, Fatih Terim tek Kombëtarja turke.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese atij në rrugëtimin e përbashkët, shkruan “Gazeta Express”.
“Ai, tashmë zyrtarisht do të jetë kryetrajner i Lirisë.Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menaxher i Lirisë.
Vetë trajneri Ygit, është shprehur i kënaqur që mori drejtimin e skuadrës. ” Do të bëjmë punë të mira. Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojmë në nivele të larta”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës.