I kontaktuar nga lajmi.net, Çelaj e ka konfirmuar këtë informacion duke shtuar se vendimi ka qenë unanim që kryetari i degës të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
“Po është e vërtetë. Votimi ka qenë unanim, pasi edhe përpara është votuar para rreth 4-5 muaje, por sot është rikonfirmuar qëndrimi, që dega e mbështetë kryetarin e degës për kryetar të Prishtinës”, u shpreh Çelaj.
I pyetur se a do të arrijnë ta mposhtin Shpend Ahhmetin në këtë garë, ai ka thënë se Ahmeti gjithsesi se do t’i humb zgjedhjet.
“Shpendi do t’i humb zgjedhjet gjithsesi. Qëndrimi i degës është ky, kurse për tjerat e shohim”, ka thënë Çelaj për lajmi.net
Si kandidat tjetër potencial nga PDK-ja për kryetar të Prishtinës u përmend edhe Blerand Stavileci, i cili është shprehur i gatshëm për ta marrë këtë detyrë.