1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lippi: Ky është gabimi më i madh në karrierën time

Fituesi i Kupës së Botës, Marcello Lippi, ka pranuar se ka gabuar me vendimin për të dhënë dorëheqje nga ekipi kombëtar i Italisë pas botërorit të Gjermanisë në vitin 2006.

Trajneri legjendar kishte udhëhequr Italinë drejtë lavdisë në Kupën e Botës të mbajtur në Gjermani, ku në finale kishin mundur Francën.

70 vjeçari ishte larguar nga Italia menjëherë pas Kupës së Botës, për t’u rikthyer në vitin 2008, e për t’u larguar pas dështimit të rëndë në vitin 2010 në botërorin e Afrikës.

“Kam fituar gjithçka që kam ëndërruar të fitoj”, ka deklaruar Lippi për Corriere dello Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam gabuar shumë një herë. Nuk është dashur të largohem nga ekipi kombëtar, dhe nuk është dashur të rikthehem kurrë aty”, ka shtuar ai.

“Unë vendosa të kthehem sepse gabova me largimin pas triumfit në Kupën e Botës, kështu që nuk kam bërë një gabim serioz, por dy”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img