14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Lipjan: 40-vjeçarit ia vjedhin veturën Audi nga parkingu, kërkon ndihmë në Polici

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpis.

Një rast i tillë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Lipjan, për çka Policia tashmë ka iniciuar rast.

Rastin në Polici e ka denoncuar një 40-vjeçar, i cili ka deklaruar se vetura e tij Audi, që ishte e parkuar në një rrugë është vjedhur nga hajnat.

I njëjti ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do ta gjejnë automjetin.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img