5.1 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Buy now

spot_img

“Lindja e Mesme, në buzë të një humnere”, kreu i OKB-së bën deklaratën e fortë: Bota po humbet humanizmin e saj

Lindja e Mesme është në “buzë të një humnerë” si rezultat i luftës midis Izraelit dhe Hamasit. Kështu ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini për BBC.

“Bota tani po humbet njerëzimin e saj”, tha komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.

Ai paralajmëroi se dhuna mund të përhapet në të gjithë rajonin. Lazzarini paralajmëroi mes të tjerash për situatën e rëndë për civilët brenda Gazës, duke bërë thirrje përsëri për korridoret e ndihmës humanitare në territor.

Duke folur në Jerusalem, Lazzarini dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke e quajtur atë një “masakër të tmerrshme dhe barbare” që kishte krijuar një “traumë kombëtare, një traumë kolektive në Izrael”.

Por kjo ngjarje ende nuk e justifikon që lufta po zhvillohet pa asnjë kufizim”, tha ai.

“Dhe nuk besoj se vrasja e më shumë civilëve është në interes të sigurisë dhe paqes së ardhshme këtu në rajon”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img