Këngëtarja e njohur Linda Halimi ka vazhduar që të flasë edhe një ditë pas mbarimit të spektaklit, për çështjet e përfolura të së premtes në BBVK.
Teksa po rrinte me Shqipen, Metin dhe Gani Gërminë në dhomën e ndenjës, këngëtarja nga Vitia këmbënguli se Azemi ka simpati për të dhe jo për Albën.
Tutje, interpretuesja e hitit “Sta fal” shtoi se edhe akuzat që ka bërë në drejtim të këngëtarit Blero, janë të gjitha të vërteta.
“Blero më është futur në shtrat edhe më ka thënë ‘Unë e qes Ganinë edhe sonte flejmë bashkë’ dhe mi ka hequr bateritë dhe më tha ‘Askush nuk guxon me të folë dhe me t’i vnu bateritë sepse unë jam baba këtu’. Ky [Gania] më pas është kthyer dhe ai ishte me bokserica dhe ‘hard on’ [në ereksion]”, tha Linda.