Site icon PrishtinaPress

Linda Karadaku: Albin Kurti po i hedh benzinë zjarrit

Qeveria e Kosovës vijon të ndërmarrë hapa të pakoordinuara me aleatët, sa i takon situatës në veri. Të enjten qeveria Kurti vendosi që  organizata “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriut” t’i shpallë si organizata terroriste.

Kjo ka shqetësuar menjëherë SHBA, e cila tha se kjo masë ka qenë e pakonsultuar dhe kjo duket se shton më shumë paqartësitë  e gjendjen në veriun e vendit.

Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Ballkan Update”, Linda Karadaku analizoi verimet e qeverisë Kurti, ndërsa u shpreh kritike duke i cilësuar vendimet e fundit si një përpjekje për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe jo si qasje për të gjetur shteg qetësie në veri. Ajo u shpreh se Kurti gënjeu, kur tha se për masat e një dite më parë është koordinuar me SHBA.

Ajo që duhet theksuar jen në momentin e gabuar. Në një kohë kur kërkohet depërshkallëzim, qeveria merr një hap tjetër, i cili shton me tej tensionin. Në një moment si ky, vendimi I qeverisës çon në drejtim të gabuar dhe i hedh më shumë benzinë zjarrit. Është më shumë se sa e gabuar dhe është e gabuar. Kurti gënjeu, tha se ishin të koordinuar me SHBA, por DASH konfirmoi të kundërtën.”, theksoi ajo.

Sipas gazetares, Albin Kurti me veprimet e tij po i bën dëm Kosovës pasi e ka humbur besueshmërinë tek aleatët. Karadaku foli edhe për sanksionet e BE për Kosovën, të cilat do kenë pasoja si rrafshin politik dhe atë ekonomik.

“Më e keqja që ka ndodhur është se kryeministri i Kosovës nuk është më partner i besueshëm me SHBA dhe perëndimin. Tjetër gjë flet dhe tjetër gjë bën. Jemi në një situata të rrezikshme dhe duhet kuptuar si e tillë. Nëse shkohet me ketë, kjo është logjikë lufte, nuk është logjikë për të bërë paqe. Nëse duan të shkojnë drejt paqes, atëherë kjo nuk është rruga e duhur. Cenohet Në disa elementë. Në planin politik me anulimin e Kosovës në pjesëmarrje të rëndësishme që organizohet nga të gjitha mekanizmat e BE. Është gjithashtu anulimi i vizitave të nivelit të lartë. Në planin ekonomike është edhe më keq. Anulohet nënshkrimi i kontratave, që do të thotë se edhe ato fonde që edhe për ato fonde për të cilat është rënë dakord më para, anulohet shpërndarja e tyre”, shtoi Karadaku.

Ajo kritikoi qasjen që Kurti ka ndjekur në raport me propozimet e kryeministrit Edi Rama, i cili është angazhuar për të ulur tensionet në Kosovë. Sipas Karadakut, Rama ka qenë në linjën e duhur duke propozuar edhe rrugëzgjidhje, por Kurti ka dëshmuar “kokëfortësi dhe ironi” duke mos i marrë parasysh ato.

“Në fakt Rama ka qenë në linjë e duhur në të gjithë këto kohë dhe është kuptuar pak me vonesë se  gjithçka që ai ka propozuar, ka qenë në momente shumë kritike dhe po të ishin marrë parasysh nga qeveria Kurti, do të kishin qenë një rrugë zgjidhje. Në të gjithë këto muaj, shoh se në momenti kyçe, shoh se i është dhënë një rrugëdalje, por nuk është shfrytëzuare nga qeveria Kurti dhe reagimi i Kurtit ka qenë ironik. Është ironi në momentin e gabuar me njeriun e  gabuar, në situatën dhe në momentin e  gabuar”, shtoi Karadaku.

Ajo shtoi se është e paimagjinueshme kur sheh që qeveria e Kosovës është një “konfrontim” me aleatët e saj, të cilët i dhanë pavarësinë dhe e bënë shtet të pavarur. Ky dëm koletarel për gazetaren ka një emër dhe ai është Albin Kurti dhe politika e tij e gabuar.

“Problemi është se Kurti nuk dëgjon njeri, në fund është ai që vendos, është ai që gjykon. Kurti e ka paracaktuar fatin e tij, çështja Kurti ka mbaruar. Është thjesht zvarritje në kohë që i shkakton dëm Kosovës. Nuk bëhet fjalë më për z. Kurti. Këtu pikëpyetja është çfarë po ndodh me Kosovën. Në Kosovë ka një lloj heshtje, trishtimi për këtë që po ndodh, sepse ka qenë e paimagjinueshme, që Kosova, fëmija i perëndimit, e shpallur shtet dhe e pranuar nga perëndimin, të vijë në pikën që i vendosen sanksione nga perëndimi. Është situatë e paimagjinueshme”, theksoi Karadaku.

Exit mobile version