Site icon PrishtinaPress

Linda Halimi tregon se a ka pëlqim për femra

Linda Halimi u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-banorja ka qenë sonte (e diel) e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku ka folur në lidhje me pëlqimin e saj për femra.

Ajo është shprehur se më shumë i bën përshtypje energjia e njeriut, se sa gjinia.

Foto: Screenshot/YouTube

“Është e vërtetë, unë e pëlqej bukurinë, e pëlqej njeriun, më shumë shkojë për energjinë e njeriut, se sa për gjininë e personit”, u shpreh ajo.

Këngëtarja nga Vitia tutje shtoi: “Normalisht jam e martuar që 12 vjet me një mashkull që e dua dhe më do pafund, nuk kam më sy për askënd tjetër. Por, normal që më pëlqejnë njerëzit dhe energjia e mirë, po të isha ‘single’ nuk e mohoj këtë gjë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tha se ka shijuar një eksperiencë të mrekullueshme, të cilën nuk do ta harrojë asnjëherë.

Linda ndryshe bëri deklarata të shumta gjatë kohës sa ishte në BBVK.

Exit mobile version