5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj zgjedhë një vend të veçantë për të uruar 8- Marsin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Më këtë rast zëvendëskryeministri Limaj u ka uruar atyre ditën e Gruas 8 marsin.

Limaj u ka ofruar atyre mbështetje institucionale e posaçërisht grave dhe vajzave të mbijetuara të luftës.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës kemi ardhë të ua urojmë këtë ditë të shënuar për gratë në Kosovë. Nuk ka vend më të mirë se ky për ta shënuar këtë ditë. Në të njëjtën kohë edhe për të ia ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Nga tani e tutje do ta keni me lehtë. Kjo është ditë e shënuar për gratë. E di që nuk e keni pas lehtë. Ne bashkëndjejmë me çka jeni ballafaquar. Do të iu ndihmojmë mos e dekurajoni”, ka thënë zëvendëskryeministri Limaj.

E nga ana e saj, drejtoresha e kësaj Qendre, Kadire Tahiraj ka falënderuar zëvendëskryeministrin Limaj për vizitën. Tahiraj e ka njoftuar me gjendjen e kësaj organizatë.

“Vizita juaj tregon se institucionet e Kosovës e kanë kthyer vëmendjen. Dëshira jonë është të kemi mbështetje institucionale dhe ju lus të mos na lini në mëshire të kohës”, ka thënë Tahiraj.

Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas merret me promovimin e mbrojtjes se të Drejtave të Grave dhe fuqizimin e tyre. Në kuadër të kësaj Qendre zhvillohen një serë aktivitetesh të ndryshme.

Limaj në këtë vizitë ishte shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img