Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vizituar ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajn, pas lirimit nga Haga.
Limaj ka uruar Haradinajn për lirimin e tij dhe është shprehur optimist se edhe luftëtarët tjerë të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të dalin fitimtarë nga ky proces gjyqësor dhe do të kthehen triumfues në vend.
Postimi i plotë:
Fitorja e betejës me drejtësinë e krerëve të UÇK-së është fitore për NE, më shumë se për vetë ATA, tha me vendosmëri deri sa fliste me krenari, Nasimi i Haradinajve n’ Gllogjanin e heronjëve e t’lavdisë!
E kush e kupton m’a mirë rëndësinë e këtyre fitoreve të UÇK -së, se ata që ka kaluar përmes saj!
E kush e kupton triumfin e UÇK-së më mirë se triumfuesi Fatmir Limaj!