Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës ka uruar shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe.
Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se miratimi i këtij ligji hap një perspektive të re dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Maqedonisë për miratimin e këtij ligji, i cili sipas Limajt derivon nga Marrëveshja e Ohrit.
Postimi i plotë i Limajt:
Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë, padyshim se është lajmi më i mirë që mund të vijë nga shteti ynë fqinjë.
Miratimi i këtij ligji hap një perspektive të re dhe kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë shtet.
Falënderoj deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që ia dhanë dritën jeshile këtij ligji, i cili derivon nga Marrëveshja e Ohrit.
Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe!