-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: S’ka dialog teknik me Serbinë, mungesa e konsensusit rrezikon ratifikimin e marrëveshjes

Kryetari i Nismës Soicaldemokrate Fatmir Limaj thotë së s’duhet përsëritur gabimet e së kaluarës në dialogun me Serbinë.

“Ramushi i ka ngrit do çështje shumë me rëndësi. Gabimet e dialogut të 2001 nuk guxojmë me i përsërit. Është bërë gabim si kemi shkuar dhe ai dialog i ashtuquajtur teknik është gabim. Me atë e kemi hapur pakon e Ahtisarit”, tha Limaj për RTK’në.

Tha se para nisjes së dialogut do të duhej të caktohej afat kohor sepse nuk mund të dialogohet pa fund.

“Kosova sot duhet qartësisht të shkojë në këtë dialog. Duhet të dihet kohëzgjatja. Nuk mundet me shku kjo në infinit, duhet afat i caktuar”, tha Limaj.

Sipas tij dialogu me Serbinë është edhe interes ekonomik i Kosovës.

Limaj thotë se Kosova i ka kryer obligimet e saj me heqjen e taksës dhe se tani presioni i BE’së dhe SHBA’së do të duhej të drejtohej te Beogradi, nëse ata e marrin seriozisht arritjen e një marrëveshjeje.

“Tani duhet ta shohim a e ka seriozisht Beogradi. Presim që presioni të jetë mbi Serbinë. Unë dyshoj se Vuçiq është gati të nënshkruajë një marrëveshje ku njihet pavarësia e Kosovës”, tha Limaj.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se s’mund të përmbyllet dialogu me Beogradin zyrtar pa një konsensus të gjerë në vend.

“Nuk ka mundësi me u mbyll dialogu pa një konsensus të gjerë forcave politike në vend. Agjenda e qartë dhe konsensusi i gjerë është kusht në dialog”, theksoi Limaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img