1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Shpresoj se debati për Demarkacionin të mos jetë sa për sy e faqe

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se shpreson shumë që debati për Demarkacionin, që do të zhvillohet të mërkurën, të mos jetë vetëm sa për sy e faqe.
Limaj ka shprehur mëdyshjet e tij, sepse, siç ka thënë ai, Qeveria nuk ka pasur sjellje normale sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi qysh nga fillimi i këtij procesi.
Udhëheqësi i Nismës që është në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se nuk do të ketë gaz në Kuvend dhe se kundërshtimet me mjete të tilla tashmë i takojnë një të kaluare.
Ndërkohë Klan Kosova ka siguruar një kopje të agjendës së debatit për Demarkacionin, në të cilën pritet të marrin pjesë dhjetëra persona.
Sipas asaj që ka parë Klani, debati do të zgjatë rreth pesë orë. Fillimisht, atë e hap kryetari i kuvendit Kadri Veseli, ku për disa minuta do t’iu drejtohet të pranishmëve.
Më pas, për rreth një orë kohë, kryetari i komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror Murat Meha do të paraqes faktet e komisionit, mbi të cilat është vendosur demarkacioni.
E pas tij, për një orë do të bëhet prezantimi i argumenteve nga ana e ekspertëve të propozuar nga grupi i deputetëve që e kanë kërkuar debatin.
Më pas, do të ketë edhe adresime tjera, derisa për një orë do të ketë diskutim të hapur të pjesëmarrësve. Në fund, komisioni shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror do të përgjigjet në pyetjet dhe komentet e adresuara.
Në këtë debat pritet të marrin pjesë deputetë, profesor universitarë e përfaqësues nga akademia e shkencave të Kosovës. Poashtu, pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe ambasador të vendeve të ndryshme në Kosovë si dhe zyrtarë nga agjenci të ndryshme në vend.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, njofton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img