Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me draft-statutin e propozuar të Asociacionit, të cilin ua ka dërguar Gjermanisë dhe Francës.Reklama
Limaj tha se Rama ka gabuar që së pari nuk i ka njoftuar apo konsultuar krerët shtetëror të Kosovës.
“Rama nuk është dashtë ta bëjë dërgimin e draftit në ato adresa pa u konsultuar me shtetin e Kosovës. Për shkak të marrëdhënieve Kosovë- Shqipëri, është dashtë t’i njoftojë krerët shtetëror. Ka mundësi që nuk e kishin dëgju… Rama është dashtë ta njoftojë, nëse i mbyllet dera, por ta bëjë gjestin veprimin për propozimin, pastaj me drejtu në adresat e shteteve të fuqishme. Mungesa e këtij hapi, mendoj ka qenë veprim jo i duhur. Kosova nuk është Albin Kurti, Kosova e ka zotin e shtëpisë, duhet të konsultohet me të”, ka thënë ai.Reklama
Limaj theksoi se kryeministri Rama, nuk do duhej të kontribuojë në tensionimin e raporteve Kosovë – Shqipëri.
Tutje ai e ka akuzuar pozitën dhe opozitën në Kosovë, se nuk “po e kuptojnë se në çfarë situate është vendi”./RTV Dukagjini/