Site icon PrishtinaPress

Limaj: Qeveria sot e ka shkelur ligjin, nuk mund të largohen njerëzit që janë zgjedhur përmes konkursit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimet e sotme të Qeverisë Kurti.

Limaj ka thënë se kjo qeveri sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit.

Kreu i Nismës thotë se me këto vendime do të dëmtohet buxheti i vendit.

“Arsyetimi që u dha do të duhej bërë ndryshe, së pari të plotësohen. Hapje për të punësuar njerëz të vet. Janë veprime të paligjshme të cilat do t’i shkaktojnë dëme buxhetit të Kosovës. Nuk mund ta largoni askënd i cili ka fituar të drejtën për punë, përmes punësimit”, ka thënë Limaj në RTK.

Limaj thotë se qeveria aktuale nuk ka pasur plan të fuzionimit të ministrive, duke shtuar se do të ketë kaos administrativ.

“Ministria e Punës është shpërnda në disa ministri dhe qytetarët kur të kenë nevoje do të shkojnë në disa zyre dhe nuk mund t’i kryejnë punët e tyre. Kjo çështje do të duhej të rregullohej me ligj. Vendimet janë në kundërshtim me ligjin. Qeveria sot e ka shkelur ligjin”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se nuk mund ta paragjykojë qeverisjen e Albin Kurtit, por mund të flasë për kauzat me të cilat ka ardhur Kurti në pushtet.

“Ndryshimin nuk mund të ia mohosh askujt, por duhet me mirëprit. Mirëpo, kur ju bëni një transformim të tillë, së paku duhet t’i kërkoni njerëzve që i ka nxjerrë njerëzit në rrugë për flamurin lara-lara. Deri vjet të njëjtit deputetë nuk e kanë respektuar himnin dhe flamurit. Ndryshimi do të duhej me ndodhë në opozitë. Është hipokrizi sjellja e tyre. Flamurin dhe shtetin nuk mund ta duash vetëm kur je në pushtet”, ka shtuar Limaj.

“Albini deri sot ka mohuar çdo gjë që është bërë në këtë vend. Refuzim, asnjë forme të bashkëpunimit.  Kjo që po bën Albini sot është vardisje, pas Hashimit dhe Kadrisë. Albini ka me ia marrë PDK-së, Hashimin. Kurti do t’i shkoj prapa presidentit, sepse kështu është përcaktuar me Kushtetutë. Ramushit i thoshte kryeministër me qira. Haradinaj s’ka qenë kryeministër me qira. Tash ne mund t’i themi se a je kryeministër me qira i LDK-së”, ka theksuar Limaj.

Exit mobile version