Site icon PrishtinaPress

Limaj: Qeveria LVV-LDK u formua për shkak të presioneve të Facebook-ut

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për zhvillimet politike pas rënies së qeverisë.

Limaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni LVV-LDK është ndërtuar nga presionet e njerëzve që kanë bërë nga Facebook-u dhe presioni që ka ardhur nga studiot televizive.

I pari i NISMA-s ka kritikuar Kurtin për emërimin e bordeve të përkohshme, përcjell Telegrafi.

Ai këto i ka quajtur vendime arbitrare që nuk kanë pasur mbështetje në ligj.

“Asnjë ligj nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme. Ligji i vitit 2008 nuk e njeh nocionin e bordeve të përkohshme…Nëse vendimet kanë mbështetje ligjore nuk jam kundër”.

Limaj ka akuzuar Kurtin se për qëllime elektorale ka bërë “deklarata njëpërdorimëshe”.

Kryetari i NISMA-s thotë se debati në Kosovë është kush do të jetë i pari, Thaçi apo Kurti.

Limaj megjithatë ka akuzuar Kurtin se po terrorizon qytetarët duke përmendur marrëveshje të fshehta.

“Kurti e ka pasur mundësinë të shkojë në SHBA dhe të sheh marrëveshjen e nëse ajo ka qenë e dëmshme ai të jepte dorëheqje në aeroport dhe kjo gjë do të ishte në rregull”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj.

Exit mobile version