Site icon PrishtinaPress

Limaj porositë kosovarët në Itali: Të mobilizohemi për shtendërtimin e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me shqiptarë të Kosovës në Itali.

Limaj iu ka shprehur mirënjohje dhe respekt për kontributin që kanë dhënë para. gjatë dhe pasluftës për Kosovën.

Ai i ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Itali që siç janë mobilizuar bashkë për lirinë e Kosovës, të mobilizohen edhe për shtetndërtimin e vendit.

“E di se ka pasur raste kur mund të jeni zhgënjyer në Kosovë, por vendin e juaj kurrë mos e përzini me pushtetin. Nuk shahet shteti për pushtetin. Nuk ka gjë ma të shenjtë se sa shteti. Qeveritë ndërrohen, shteti është i shenjtë. Ne kemi arritur diçka që është dashur qindra vjet angazhime e sakrifica me ardh deri këtu jemi sot. Nuk ka dhuratë më të madhe se na të gjallët më përjetu lirinë e shtetit. Ka qindra mijëra burra gra që nuk e kanë pasur fatin me pa lirinë e vendit”, ka thënë Limaj, transmeton Indeksonline.

Kombi shqiptar, Limaj thotë se është në një udhëkryq. Tri vitet e ardhshme ai ka thënë se do të përcaktohet çfarë drejtimi do të merr kombi.

“Asnjëherë kombi i Kosovës nuk ka qenë në pozitë më të mirë se sa jemi sot.  Na presin edhe disa sfida të mëdha sidomos neve në Kosovë. I kemi tri katër çështje që kanë më i dhënë orientim vendit tonë. Ju ftoj të mos hiqni dorë nga Kosova. Të mobilizohemi e ta zhvillojmë vendin”, ka shtuar Limaj.

Më tutje Limaj ka thënë se pret që në muajin maj ose qershor, Kosova të marr vesh datën e liberalizimit të vizave dhe se deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën shengen.

E, kryetari i Nismës Socialdemokrate për Diasporë, Kadri Gervalla ka thënë se mërgimtarët kanë nevojë që të jenë më afër institucioneve të Kosovës.

Gërvalla me pas ka shpalosur një serë kërkesash për qeverinë e Kosovës.

“Ne kemi kërkuar që drejtorët gjithandej nëpër qendra kulturore të jenë nga mërgata dhe jo të vijnë nga Kosova. Investimet nga diaspora të kenë lehtësira doganore dhe të mos ketë shërbime burokratikë, por lehtësira”, ka thënë Gërvalla.

Kërkesë tjetër e diasporës, ai ka thënë se është themelimi i një Bankë të diasporës.

Exit mobile version